Petkoviq thotë se Kurti po mashtron: S’ka afat në dialog, “tik-taku” ecën veç për Asociacionin

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka mohuar se ka një afat për marrëveshje në dialog, ndryshe nga ajo që tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Petkoviq ka thënë se Kurti po e mashtron publikun, dhe se sipas tij kohë të përcaktuar ka vetëm për Asociacionin, transmeton lajmi.net.…

Lajme

26/11/2022 15:46

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka mohuar se ka një afat për marrëveshje në dialog, ndryshe nga ajo që tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Petkoviq ka thënë se Kurti po e mashtron publikun, dhe se sipas tij kohë të përcaktuar ka vetëm për Asociacionin, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se pranvera e vitit 2023 është afati për arritjen e marrëveshjes për normalizim me Serbinë.

“Kurti është duke mashtruar publikun para fytyrës. Faktet janë që nuk ka kurrfarë afati të paracaktuar për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur Petkoviq, raporton Tanjug.

“I vetmi tik-tak që po bie është ai për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se ‘afati’ ekziston vetëm në kokën e Kurtit”.