Petkoviq për fitoren e Radojeviq: I lumtur sepse me këtë fitoi politika e Serbisë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka uruar kandidatin e Listës Serbe Millan Radojeviqin për rezultatet e djeshme në garën për Kryetar të Komunës së Mitrovicës duke thënë se ishte  “një fitore tjetër bindëse të harmonisë dhe unitetit serb”.

Lajme

30/11/2020 08:37

Ai tha se me këtë fitoi politike e Serbisë në Kosovë.

“Jam i lumtur sepse me këtë fitoi politika e Republikës së Serbisë në Kosovë dhe edhe një herë mori mbështetje bindëse nga qytetarët”, tha ai.

Lista Serbe me kandidatin  Milan Radojeviq, ka fituar në Komunën e Mitrovicës së Veriut me 82.86 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati Erden Artiq nga Lëvizja  Vetëvendosje ka marrë 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq 2.92 për qind të votave.