Petkoviq në halucinacione: Bllokadat të ndalohen në Serbi, pasi që Kurti i përkrah ato

Drejtori i së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka kërkuar ndërprerjen e bllokadave në Serbi, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i përkrah ato.

Lajme

04/12/2021 17:38

Petkoviq ka thënë se për t’u bërë situata më absurde, protestuesit bllokuan pjesën e serbëve në pikëkalimin kufitar në Merdare, raportojnë mediet serbe, përcjell lajmi.net.

“Ky është një tregues tjetër se Prishtina dhe Kurti mbështesin bllokadat dhe mbështesin pjesën e opozitës serbe me të cilën do të pajtoheshin nesër që Beogradi të njohë të ashtuquajturën ‘Kosovë’ të pavarur”, ka deklaruar ai, duke iu referuar situatës së mëhershme të bllokadave në veri për reciprocitetin në targa.

Në pikën kufitare në Merdare së fundmi është ndalur Petkoviq, të cilit iu është ndaluar hyrja në Kosovë.

Petkoviq është ndaluar të futet në Kosovë për herë të pestë përbrenda këtij viti. /Lajmi.net/