Petkoviq fajëson KFOR-in dhe Kurtin për dhunën në veri

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka kritikuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in për ndërhyrjen që pati në protestat në komunat verore. Sipas Petkoviq tensionet mund të parandaloheshin ”nëse KFOR-i do ta përmbushte mandatin e tij dhe të premten të parandalonte kryetarët ilegalë dhe jolegjitimë, si dhe…

Lajme

30/05/2023 19:38

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka kritikuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in për ndërhyrjen që pati në protestat në komunat verore.

Sipas Petkoviq tensionet mund të parandaloheshin ”nëse KFOR-i do ta përmbushte mandatin e tij dhe të premten të parandalonte kryetarët ilegalë dhe jolegjitimë, si dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale, në objektet okupuese serbe në veri”.

Megjithatë, sipas Petkoviqit, fajtori kryesor mbetet kryeministri Albin Kurti, për atë siç citohet ‘’se tentoi të ndezë, jo vetëm veriun e Kosovës, por të tërhiqte konflikt në gjithë rajonin’’.

Në një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Ankre Konrad dhe atë francez Pierre Cochard, ai thuhet të ketë kërkuar largimin e kryetarëve veriorë nga detyrat, njëjtë sikurse edhe për Policinë e Kosovës në atë zonë.

“Ata duhet të largohen nga ato objekte sepse nuk kanë çfarë të bëjnë atje dhe kjo është rruga e vetme përpara”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga zyra që drejton Petkoviq.