Petkovic: Zvicra është me fat që ka Shaqirin e Xhakan

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka që luajnë për Liverpoolin respektivisht Arsenalin është një përfitim për Zvicrën përkundër sezoneve jo të mira që patën, sipas trajnerit të kombëtares helvetike Vladimir Petkovic.

Sport

05/06/2019 08:47

Shaqiri ndihmoi Liverpoolin të ngriste trofeun e Ligës së Kampionëve, por kontributi i tij në gjysmëfinale në rikthimin ndaj Barcelonës ishte i rëndësishëm, pavarësisht që në gjysmën e dytë të sezonit luajti tepër pak.

Xhaka, për dallim, ishte i rregullt në formacionin e Unai Emery te Arsenal, por përformancat e mesfushorit janë kritikuar vazhdimisht dhe sezoni i tij përfundoi në mënyrën më të keqe, duke u mposhtur në finale të Europa Ligës nga Chelsea 4-1, përcjell lajmi.net.

“Unë do të thoja që Xhaka është një lojtar shumë i vlefshëm për ne. Xhaka është një lojtar që sjell balancin në ekip”, tha Petkovic në një konferencë shtypi para gjysmëfinales së finaleve të Ligës së Kombeve të Zvicrës kundër Potugalisë në Porto.

“Ai është me fat që të luajë me 10 lojtarë të tjerë të mëdhenj”.

“E njëjta gjë që kam thënë për Portugalinë është e vërtetë edhe për Zvicrën – nuk është vetëm një lojtar që e bën diferencën”, shtoi ai.

Për Shaqirin, ai u shpreh: “Jo, unë nuk jam i shqetësuar fare [për Shaqirin që po qëndron te Liverpool]. Kam parë gjatë seancave të trajnimit se ekipi im është shumë i freskët dhe i përshtatshëm, kemi mbajtur sesionin e parë të trajnimit me Shaqirin dje dhe pashë të njëjtën gjë”.

“Kjo tregon se shpesh është një çështje e forcës suaj mendore në futboll dhe ai ka një komponent shumë të fortë mendor”, zbuloi Petkovic. /Lajmi.net/