Peter Stoger: I gëzohemi fitores, përballë kishim një skuadër të organizuar

Trajneri i Ferencarosit, Peter Stoger është i kënaqur me fitoren.

Sport

06/07/2021 21:13

Ferencvarosi arriti të triumfojë ndaj Prishtinës në një ndeshje ku në fakt Kampioni i Kosovës pati disa raste të mira, transmeton lajmi.net.

Këtë fakt e tha edhe trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger, i cili e vlerësoi lartë paraqitjen e Prishtinës.

Stoger u shpreh i lumtur me fitoren duke marrë parasysh organizimin e mirë të kundërshtarit.

“Mesiguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”, tha Stoger..

“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, përfundoi Peter Stoger./Lajmi.net/