Peter Crouch pensionohet nga futbolli

Lojtari anglez, Peter Crouch, ka njoftuar se do t’i jap fund karrierës së tij prej futbollisti.

Sport

12/07/2019 12:58

Ish anëtari i skuadrave si Liverpool, Stoke City dhe reprezentues i kombëtares së Anglisë, Peter Crouch, i ka dhënë fund karrierës së tij, përcjell lajmi.net.

Në moshën 38 vjeçare, Crouch do t’i varë këpucët e tij, pas një karriere mjaft të pasur.

Lojtari ka numëruar 677 ndeshje ku ka shënuar 187 gola dhe ka shtuar 69 asistime.

Crouch ishte finalist në Ligën e Kampionëve si dhe ka medalje të argjendtë nga Kupa e Botës për Klube. /Lajmi.net/