“Peshqit e mëdhenj” përfitojnë miliona euro nga kontrabanda me ilaçe

Kontrabanduesit e mijëra produkteve farmaceutike, për më shumë se një dekadë janë duke përfituar miliona euro, duke future ilegalisht ilaçe në Kosovë.

Lajme

10/11/2014 08:52

Lista e siguruar nga gazeta “Zëri”, me emra dhe mbiemra të kontrabanduesve, zbulon emra të njohur të kompanive farmaceutike në vend, ndërkohë që zbulon edhe përfitimet ilegale të pronarëve të tyre.

Gazeta ka siguruar listat me ilaçet e kontrabanduara në Kosovë prej vitit 2002 e deri më 2014, e që janë konfiskuar nga Doganat e Kosovës.

Këto lista të gjëra, jo vetëm për nga përmbajtja e emrave të kontrabanduesve, por edhe për nga sasia e ilaçeve të kontrabanduara, emrat e artikujve përmbajnë edhe datën dhe detaje për vendin e konfiskimit të ilaçeve.

Janë pikat kufitare ato që i “shpërthejnë” shpesh kontrabanduesit.

Megjithtatë, jo rrallë ata shihet se janë kapur me sasi të mëdha.

Është qyteti i Pejës ai që sipas këtyre listave prin për qarkullim të ilaçeve të kontrabanduara.