Peshkonte me korrent, humb jetën i riu në Dibër

Një i ri ka humbur jetën në Dibër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Lajme

26/09/2017 17:50

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vakuf, ndërsa viktimë mësohet se ka mbetur Flori Ciku.

Mësohet se 19-vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Dibrës pa shenja jete. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima  ka qenë duke gjuajtur peshk me korrent ne lumin Drini i Zi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.