Pesë vite nga momenti historik i Kosovës

Kosova e feston sot një moment tejet historik.

Sport

05/03/2019 11:39

Përfaqësuesja e Kosovës e feston sot pesë vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare.

Më 5 mars të vitit 2014, Përfaqësuesja jonë e kishte zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Kosova u përball me Haitin, ndeshja kjo që pëfundoi pa gola, por që ishte një emocion tejet i veçantë për të gjithë futbolldashësit dhe më gjerë.

Nën patronatin e FIFA-së, Kosova zhvilloi përballjen e parë në nivelin ndërkombëtar, ndërsa brenda këtyre pesë viteve shumë gjëra të mëdha janë arritur.

Përfaqësuesja jonë mori pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ku më pastaj vazhdoi në Ligën e Kombeve, duke e kaluar grupin si e para.

Kosova ka një shans të mirë që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, pasi i ka dy mundësi.

Kosova do të luajë në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, garë kjo që organizohet nga UEFA, ndërsa mundësia tjetër është në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, EURO 2020.

Duke shikuar në këtë kohë të shkurtër, Kosova ka treguar më së miri se e dashuron futbollin dhe pengesat që kishte hasur gjatë rrugëtimit historik, nuk e ndalën asnjëherë. /Lajmi.net/