Pesë vite nga formimi i Qeverisë Mustafa

Sot bëhen pesë vite që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Lajme

09/12/2019 07:37

Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenime, u miratua qeveria e re e Kosovës.

Ndërsa, në mesditë ishte votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-s, në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president, shkruan kp.

Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.