Pesë të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit

Pesë turistë përfshirë dhe pilotin, kanë mbetur të vdekur pasi aeroplani i tyre privat u përplas në det menjëherë pas ngritjes nga ishulli Roatan – destinacion turistik në bregun Atlantik të Hondurasit.

Bota

19/05/2019 09:29

Zyrtarët lokalë dhanë detaje rreth rastit duke shtuar se katër nga viktimat ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa kombësia e viktimës së pestë ende nuk ishte përcaktuar.

Shërbimet lokale të emergjencës fillimisht thanë se viktimat përfshinin katër kanadezë dhe një tjetër viktimë të nacionalitetit të panjohur, transmeton Klan Kosova.

La Prensa, një gazetë lokale, raportoi se katër udhëtarë kanadezë dhe piloti amerikan i aeroplanit u vranë si pasojë e këtij aksidenti ajror.