Pesë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 120 raste të reja, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj.

Lajme

07/07/2020 15:19

Në 24 orët e fundit janë testuar 1367 mostra, ku 120 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 125 persona në 24 orët e fundit.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 7244 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 351 kanë përfunduar me fatalitet. 3569 janë raste aktive.