Pesë të arrestuar për sulmin që la të vdekur 20 persona në Universitet

Sulmi që ndodhi të mërkurën në një universitet të Pakistanit ishte ideuar  nga një  lider talibanez në Afganistan, tha të shtunën ushtria pakistaneze.

Bota

23/01/2016 18:28

Ndërsa janë arrestuar pesë të dyshuar në Pakistan nën akuzat  për ndihmën që ata u kanë dhënë militantëve për të kryer vrasjet, shkruan theguardian, transmeton lajmi.net.

Gjenerali Asim Bajwa tha se militantët të cilët lanë të vdekur 20 persona , janë trajnuar në Afganistan.

Kurse gjatë sulmit të së mërkurës, u vranë katër sulmues gjatë  sulmeve me forcat e sigurisë në universitet./Lajmi.net.