Pesë të arrestuar në spitalin e Gjilanit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Pesë persona janë arrestuar në Gjilan për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Lajme
Policia raporton se pas një pune hetimore-operative në terren kanë zbuluar se në spitalin rajonal të këtij qyteti janë asgjësuar barna me afat të skaduar, në mënyrë të kundërligjshme.
Kështu janë arrestuar pesë persona dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./ lajmi.net