Pesë skuadrat që po kërkojnë Traoren

Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me Adama Traore, por përballet me konkurrencë të fortë nga skuadra të profilit të lartë evropian.

Sport

24/10/2020 14:13

Sipas ‘Calciomercato’, trajneri Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i ‘etur’ për të siguruar një marrëveshje për reprezentuesin spanjoll.

Por, për Traroren janë të interesuar edhe Manchester City dhe Liverpool nga Premierliga.

Jashtë Premierligës bëhet fjalë për Barcelonën dhe Juventusit.

Por, së fundi në Itali është raportuar se Juventus mund të tërhiqet nga gara./Lajmi.net/