Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Vushtrri. Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës: Fushë Kosovë / 01.10.2024 – 05:00.  Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar,  një mashkull dhe  dy femra kosovare. Lidhur…

Lajme

03/10/2024 10:18

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Vushtrri.

Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës:

Fushë Kosovë / 01.10.2024 – 05:00.  Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar,  një mashkull dhe  dy femra kosovare. Lidhur me rastin me 02.10.2024 tre të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Prishtinë /02.10.2024 – 00:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë /02.10.2024 – 21:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

 Gjilan / 02.10.2024 – 02:00. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Vushtrri / 02.10.2024 – 06:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar tek familjarët e saj, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/