Pesë klube në garë për shërbimet e Sanchez

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez pritet të largohet gjatë verës dhe janë pesë klube të interesuara.

Sport

07/10/2021 16:49

Kiliani ka zhvilluar vetëm 70 minuta nën urdhrat e Simeone Inzaghit, andaj largimi është shumë i mundshëm, transmeton lajmi.net.

Sanchez është ankuar në vikend për minutazhën e ulët sidomos pasi është lojtari më i paguar në klub.

Sipas Gazzetta dello Sport, pesë klube kanë interesim për ish yllin e Arsenalit.

Skuadrat nga La Liga, si Sevilla, Rayo Vallecano, Real Betis dhe Valencia janë duke vëzhguar situatën, por Sanchez nuk pranon zbritjen e pagës.

Raporti thotë se Sanchez kërkon kontratë trevjeçare me pagë të njëjtë.

Ish trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli dëshiron ribashkimin me Sanchez, por ende nuk dihet nëse do arrijnë ndonjë marrëveshje me sulmuesin.

Inter ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë, por duan shitjen e Sanchez që nuk është në planet e Inzaghit./Lajmi.net