Pesë gola, fiton Reali

Real Madrid shënoi fitore të re në kuadër të La Ligës duke mposhtur në udhëtim Rayo Vallecanon me rezultat 3-2, në një tjetër ndeshje që solli një numër të madh golash pas asaj në mesjavë ku Los Blancos triumfuan 7-3 ndaj Sevillas. Reali kaloi në epërsi herët në minutën e tretë kur Cristiano Ronaldo realizoi…

Sport

02/11/2013 21:51

Real Madrid shënoi fitore të re në kuadër të La Ligës duke mposhtur në udhëtim Rayo Vallecanon me rezultat 3-2, në një tjetër ndeshje që solli një numër të madh golash pas asaj në mesjavë ku Los Blancos triumfuan 7-3 ndaj Sevillas.

Reali kaloi në epërsi herët në minutën e tretë kur Cristiano Ronaldo realizoi për skuadrën mysafire.

Epërsinë e mbretërve e thelloi sulmuesi – që ka filluar të këndellet pas një nisme të dobët të sezonit – Karim Benzema, kurse Ronaldo shënoi për 3-0, pak pas vazhdimit të pjesës së dytë.

Por, kur gjithçka dukej se do të jetë një tjetër fitore rutinore e Realit, vendasit morën dy penallti të shpejta të cilat në gola të njëpasnjëshme i shndërroi Jonathan Viera.

Në vazhdim, përballja ishte mjaft dramatike por Reali e mbrojti epërsinë dhe fitoi një duel të rëndësishëm duke vazhduar ndjekjen ndaj Barcelonës që kryeson pas 12 xhirosh në La Ligë me 34 pikë, gjashtë më tepër se Reali.