Pesë fakte të rëndësishme për flamurin shtetëror të Kosovës
Flamuri është simboli që përfaqëson republikën tonë. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, në Kuvendin e Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë u zbuluar edhe flamuri që do ta përfaqësonte Kosovën tash e tutje në çdo cep të botës.
Lajme
Flamuri me 6 yje nuk u pëlqeu të gjithëve, kishte edhe nga ata që e mohuan e e qujatën peshqir të hoteleve të Turqisë.
17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Më poshtë metro ju rikujton disa gjëra rreth flamurit tonë:
Publicisti, gazetari dhe shkrimtari Veton Surroi e krahasoi flamurin e Kosovës me peshqirët e hoteleve të Turqisë. Sipas tij, flamuri as nuk është produkt i marrëveshjeve politik e as produkt i Planit të Ahtisaarit.
Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
Kishte edhe nga ata që e mohonin kategorikisht, si Lëvizja Vetëvendosje. Kreu i kësaj partie Albin Kurti shumëherë e ka injohuar flamurin, duke mos e pranuar asnjëherë si të denjë, ndërsa edhe shumë partiakë të tij, kishin vepruar njësoj, duke mos nderuar as flamurin e as himnin e Kosovës.
Kujtojmë, që himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.