Pesë arsyet pse Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Derisa jemi në start të edicionin të ri garues 2020/21, kjo nënkupton që ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e cila e lidh sulmuesin francez Kylian Mbappe me PSG.

Sport

19/09/2020 12:51

Para pak ditësh, “The Sunday Times”, raportoi se 21 vjeçari është gati të largohet nga PSG dhe kjo ka mundësuar që mediat spanjolle të hedhin dritë mbi këtë mundësi e cila mund të konkretizohet në vitin e ardhshëm.

”AS” në artikullin e saj të fundit rendit pesë arsye pse Mbappe do të transferohet te Real Madridi:

– Admirimi për menaxherin Zinedine Zidane
– Objektivi për ta fituar Ligën e Kampionëve
– Të fitohet Topi i Artë.
– Loja në “Santiago Bernabeun” e ri-modeluar
– Ndjenja si në shtëpi duke luajtur bashkë me lojtarë të tjerë të kombëtares franceze. /Lajmi.net/