Përzgjedhësi i Gabonit konfirmon rikthimin e Aubameyang te Arsenal shkaku i gjendjes shëndetësore

Qendërsulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang do rikthehet te Arsenal dhe nuk do luajë më për Gabonin në Kupën e Afrikës.

Sport

17/01/2022 14:20

Gaboni ka pasur disa probleme shëndetësore, prandaj do rikthehet te “Topçinjtë”, gjatë ditëve të ardhshme, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi i Gabonit, Patrice Neveu, që bëri me dije se dje është marrë vendimi që ta rikthejë në “Emirates”.

“Që dje është marrë vendimi që t’i dërgojmë (Auba dhe Lemina) në klubet e tyre. Nuk mund t’i vlerësojmë këtu, nuk mund të shohim patologjinë e COVID-it këtu. Është e rëndësishme që Pierre të rikthehet te Arsenal”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Auba ka probleme në zemër që kur u shërua nga COVID-19./Lajmi.net/