Përveç se foli shqip, Dua Lipa bëri edhe simbolin e shqiponjës dje gjatë koncertit në Tiranë

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, mbrëmë ka performuar në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë. Përpara mijëra qytetarëve këngëtarja krijoi një super atmosferë, shkruan lajmi.net. Përveç interpretimit Dua në një moment bëri me duar simbolin e shqiponjës dy-krenare. Po ashtu artistja e nisi koncertin edhe me…

ShowBiz

29/11/2022 09:50

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, mbrëmë ka performuar në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

Përpara mijëra qytetarëve këngëtarja krijoi një super atmosferë, shkruan lajmi.net.

Përveç interpretimit Dua në një moment bëri me duar simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Po ashtu artistja e nisi koncertin edhe me disa fjalë shqip ku sipas videove të publikuara në rrjete sociale ky veprim i këngëtares ndezi edhe më shumë atmosferën.

“Faleminderit shumë për krejt dashurinë, mbështetjen, energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut. Kjo është shfaqja e 94-të për neve. Dhe po e përfundoj sonte në Tiranë me juve”, tha ajo ndër tjerash.

YouTube player

Rikujtojmë se para disa ditësh Dua ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /Lajmi.net/