Përveç muzikës, Getinjo tregon se është i zoti edhe në kuzhinë

Getinjo ka treguar se di edhe të përgatis.

ShowBiz

19/06/2019 23:46

Reperi i njohur Getinjo e ka bërë në Instagram një postim jo fort të zakonshëm, shkruan lajmi.net.

Atë jemi mësuar ta shohim duke postuar projekte të reja muzikore, foto nga vende të ndryshme e makina luksoze por jo edhe duke gatuar.

Këtë ‘sekret’ e ka zbuluar së fundmi duke i ndarë me ndjekësit disa Instastory nga kuzhina. Ai shihet se është i zoti edhe në kuzhinë.

Ndryshe Getinjo po arrin sukses edhe me muzikë dhe është ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit, sidomos kohët e fundit./Lajmi.net/