Përveç babait, Bebe Rexha edhe me nënën ishte hidhëruar për këngë

Bebe Rexha thotë se nëna e saj 'urren' një nga tekstet e saj më të famshme.

ShowBiz

13/03/2019 08:56

Babai i Bebe Rexhës nuk është i vetmi prind që kishte probleme me këngët e saj, shkruan AOL, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja ka zbuluar për Gibson Johns të AOL se edhe nëna e saj ishte ankuar për një nga hitet e saj.

Bëhet fjalë për “I’m a mess”, nëna e saj e urrente faktin që ajo fliste hapur për të shkuar në terapi.

“Oh, nëna ime e urrente kur e dëgjoi për herë të parë,” tha ajo për AOL, duke sqaruar më tej se ajo nuk dëshironte që të tjerët të mendojnë se fëmijët e saj nuk janë mirë.

“Njerëzit kanë frikë të kujdesen për veten në këtë mënyrë, sepse nuk duan të gjykohen. Por, mua më pëlqen ta vë këtë gjë në qendër të vëmendjes”, ka shtuar Bebe.

Pasi nënshkroi marrëveshje për fushatën e re të kompanisë “Lays”, ajo  po punon rreth albumit të dytë.

Ajo pranoi se duhet të punojë jashtëzakonisht shumë pasi është e vështirë të arrish sukses në industrinë e hip-hopit që tani është dominuar. /Lajmi.net/