Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit në Pejë
Sot (e premte) është përuruar shtatorja e Majlinda Kelmendit në Pejë, në një ceremoni ku të pranishëm ishin shumë figura të njohura sportive, përfshirë edhe presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
Lajme
Në një atmosferë të mirë, e me një numër të madh të qytetarëve të pranishëm, qyteti i Pejës mori atë i mungonte, shtatorën e heroinës së Kosovës, sportistes më të shqiptare, Majlinda Kelmendit.
Kjo shtatore e Majlinda Kelmendit është dhuratë për Kosovën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, në krye me Maruis Vizer.
Vizer ka angazhuar artistë të njohur botëror, për të punuar shtatoren e bronztë për kampionen Majlinda Kelmendi.
Federata Botërore ka mbuluar shpenzimet e punimit të shtatores./Lajmi.net/