Përton t’i mbledhë gjethet dhe vendosë ti djegë ato, por… (Video)

Një i ri dembel assesi nuk dëshironte të mblidhte gjethet e rëna në oborrin e tij, dhe papritmas i vjen një ide brilante në kokë për pastrimin e tyre, e cila për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Fun

19/11/2015 16:25

Një video e shfaqur në internet sot brenda pak orëve ka arritur të bëhet hit në internet, bëhet fjalë për një të ri nga Kanadaja i cili nga dembelia për të mbledhur gjethet, vendosë ti djegë ato dhe për një moment i gjithë oborri i tij përfshihet nga flaka, transmeton lajmi.net.

Në video shfaqet djaloshi i cili kishte grumbulluar gjethet përgjatë oborrit, dhe duke menduar se do ti marrë shumë kohë ti mbledhë ato, vendosë t’ua vë flakën me pishtar por pas disa sekondave i gjithë oborri përfshihet nga flaka. (lajmi.net)

YouTube player