Personi më i rëndësishëm në futboll preket nga COVID-19

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë pozitiv në COVID-19.

Sport

27/10/2020 16:30

COVID-19 vazhdon të përhapet në botën e sportit, sidomos me rastet në rritje në ditët e fundit.

Është tani presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s, Gianni Infantino, që ka dalë pozitiv në COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FIFA-s.

Infantino tani është izoluar, sipas protokolleve shëndetësore./Lajmi.net/