Personi i vrarë mbrëmë në Lipjan u qëllua dy herë me armë zjarri

Mbrëmë në rrugën Rr. “Bajram Gashi”, në Lipjan rreth orës 20:10 në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jeta punëtori i një kazinoje.

Lajme

21/03/2019 09:51

Policia ka njoftuar si viktima ishte qëlluar dy herë me armë zjarri. Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore Lipjan.

Lexo edhe:

Ky është personi që u vra mbrëmë në Lipjan

“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, njësitet relevante policore po merren në mënyrë intensive me hetimin e rastit”, njoftoi policia.

Rasti është proceduar për ‘grabitje & vrasje’.

I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rrezallë e Skenderajit. /Lajmi.net/