Personat më të shkurtë se 150 cm nuk do të mund të ngasin kamionë?

Personat që janë më të vogël se 150 centimetra në Rusi, së shpejti nuk do të mund të pajisen me patentë shoferë për autobusë, kamionë, tramvaj dhe trolejbus, nëse miratohet propozimi i ministrisë së shëndetësisë.

Fun

07/07/2015 14:33

Qeveria ruse gjegjësisht ministria e shëndetësisë, konsideron se një kufizim i tillë do të rriste sigurinë dhe kështu do të zvogëloheshin aksidentet në trafik, bën të ditur Fena.

Megjithatë, menjëherë janë lajmëruar kundërshtarët e këtij ligji, dhe kështu avokati Jevgeni Chernousov me një përvojë të gjatë në ministrinë e punëve të brendshme, dëshiron të dijë se si do të kontrollohet ky kufizim, transmeton lajmi.net.

shoferet 2“Ende është e paqartë se si policia do të vepronte nëse konstaton se është shkelur ligji. A do të ecnin me metër në dorë, kur të ndalojnë kamionët për kontroll rutinore”, ka deklaruar me ironi Chernousov.

Sipas tij, propozimi i ministrisë së shëndetësisë ka për qëllim të ndaloj shoferet femra të trolejbusëve, që sipas gjitha gjasave dikujt po i pengojnë.

Chernousov pranoi se nuk ekziston ndonjë statistikë që dëshmon se personat më të shkurt se 150 centimetra janë shofer më të dobët, dhe më shpesh janë pjesë e aksidenteve rrugore.

“Nëse ndonjë person është plotësisht i shëndetshëm, çfarë rëndësie ka shtati? Është diskriminim i pastë”, ka deklaruar presidenti i shoqatës për mbrojtje ligjore, Viktor Travin, i cili rikujton se prodhuesit krijojnë karrige të sofistikuara të cilat mund ti përshtaten çdo gjatësie. (lajmi.net)