Persona të armatosur okupojnë stacionin policor në Likovë

Është okupuar stacioni policor në komunën e Likovës në Maqedoni nga persona të armatosur.

Lajme

21/04/2015 13:29

AlsatM raporton se para pak çastesh ka ndodhur një incident i madh në stacionin policor në Gushincë, komunën e Likovës, shkruan Fokus. Sipas informatave jozyrtare, stacioni policor është okupuar nga persona të armatosur, të cilët i kanë marrë armët dhe i kanë dëbuar policët nga stacioni. Nga Stacioni Policor në Kumanovë, nuk japin detaje, por paralajmërojnë konferencë për shtyp të zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski.