Përshpejtohet kalimi i kufirit drejt Shqipërisë
Policia kufitare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit turistik “Vera 2014”. Duke filluar nga sot, procedurat e kalimit të kufirit do të jenë më të përshpejtuara.
Lajme
Si njofton RTK, në funksion të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe anasjelltas janë lëshuar edhe dy korsi shtesë, në dalje, duke bërë të mundur që edhe hyrja të jetë me katër kalime.
Por, sipas policis; kufitare, kjo nuk do të thotë që automjetet nuk do ti nënshtrohen kontrollit. Gjithsesi kontrolli vizual dhe regjistrimi i automjeteve do të bëhet, por për të përballuar fluksin e mysafirëve dhe ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, numri i oficerëve policorë do të jetë më i madh, ndërsa në pikat hyrëse të Kosovës dhe Shqipërisë do të funksionojnë shtatë sportele. Madje, edhe ky numër mund të rritet, varësisht nga fluksi i udhëtarëve.