Përshkallëzohet protesta tek Unaza e Re, banorët bllokuan për 4 orë rrugën

Protesta te Unaza e Re ka përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi banorët e kësaj zone kanë bllokuar si çdo ditë rrugën.

Bota

19/03/2019 21:24

Por protesta e sotme nuk është mbyllur me bllokimin për 1 orë të rrugës, ashtu siç ka ndodhur për më shumë se 100 ditët e fundit.

Bllokimi i rrugës është bërë prej orës 17:00, banorët nuk janë larguar nga rruga, pasi sipas tyre aty ndodheshin efektivë të FNSH e kanë pasur frikë për arrestime.

Rruga është liruar pak pas orës 21:00, vetëm pasi në vendngjarje ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha, i cili theksoi se prania e FNSH ka qenë me urdhër politik për të terrorizuar banorët.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili thotë se policia e FNSH janë dërguar për të arrestuar njerëzit e thjeshtë

“Po keta te pacipet e qeverise,qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre,recepsionistin,qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot.Cfare qeveri maskarenjsh”, shkruan Vasili./tch