Përsëri probleme me racizmin në futboll: Hudson Odoi ‘viktimë’ në Ukrainë

Futbolli duket sikur po e ka të pamundur që të ’çlirohet’ nga problemet me racizmin.

Sport

18/03/2019 17:00

Problemet më të mëdha në këtë fushë, këtë edicion janë hasur në Premierligë, madje edhe tifozët e Chelsea ishin ata që sulmuan Raheem Sterling.

Por, së fundmi është pikërisht lojtari i Chelsea, Callum Hudson – Odoi ai që ra pre e fyerjeve raciste.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Evropës, që Chelsea e luajti në Ukrainë, kundër Dynamo Kyiv, transmeton lajmi.net.

Një ankesë për këtë rast pati edhe nga faqja zyrtare e klubit nga Londra, e cila pritet të shqyrtohet nga UEFA.

Me siguri se shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të kujdesët që të dënojë skuadrën ukrainase. /Lajmi.net/