Përqafimi i Papës

Papa u pa duke përqafuar një njeri të sëmurë me disa lloje të tumoreve në fytyrë. Në një tubim të madh në qytetin e Vatikanit, Papa kërkoi që njerëzit të manifestojnë dashurinë e tyre.

Bota

07/11/2013 15:20

Gjatë pauzës së lutjeve, Papa Francis ia zgjati dorën një njeriu që kishte probleme me lëkurën. Ai mbështeti lehtësisht kokën e tij në gjoksin e Papës, ndërsa në fytyrën e tij shiheshin disa lloje të tumoreve.

Takimi i tij me njeriun e sëmurë ndodhi të mërkurën, pas përfundimit të një tubimi në Vatikan, ku  kishte rreth 50 mijë pjesëmarrës.

Imazhet e Papës duke përqafuar këtë njeri, në Sheshin Shën Pjetër, u shpërndan shumë shpejt në rrjetet sociale.

“Unë jam ateiste, por sa më shumë që dëgjoj për Papa Francis, aq më shumë më pëlqen ai”, kishte shkruar në Twitter, Donna Hosie.

Sipas agjencisë së lajmeve, Catholic News Agency, njeriu që mori përqafimin e Papës vuan nga sëmundja neurofibromatosis. Ky defekt gjenetik shkakton shumë dhimbje dhe manifestohet me shumë tumore në gjithë trupin. Çon deri tek humbja e dëgjimit dhe e shikimit, komplikimeve me zemër, dhe shumë paaftësi të tjera.

Takimi i Papës me njeriun e sëmurë ndodhi në qytetin e Vatikanit të mërkurën, në përfundim të audiencës së përgjithshme, e cila kishte rreth 50.000 pranishëm.