Përplasjet Kosovë – ShBA, Vjosa Osmani: Mosmarrëveshjet ekzistojnë edhe në familje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur Kurtin sa u përket mosmarrëveshjeve të fundit me faktorin ndërkombëtar. Në një intervistë dhënë agjencisë “Reuters” ka thënë se këto keqkuptime janë të pranishme ndonjëherë mes miqve, përcjell lajmi.net. Tutje ajo shtoi se madje këto mosmarrëveshje ndodhin edhe brenda familjes, andaj nuk duhet vënë fokusin te to. Sipas…

Lajme

07/06/2023 23:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur Kurtin sa u përket mosmarrëveshjeve të fundit me faktorin ndërkombëtar.

Në një intervistë dhënë agjencisë “Reuters” ka thënë se këto keqkuptime janë të pranishme ndonjëherë mes miqve, përcjell lajmi.net.

Tutje ajo shtoi se madje këto mosmarrëveshje ndodhin edhe brenda familjes, andaj nuk duhet vënë fokusin te to.

Sipas Osmanit, pika e rëndësishme ku nuk kanë mosmarrëveshje me partnerët ndërkombëtarë është çështja e integrimit euro-atlantik.

“Ka momente kur ne kemi komunitetin ndërkombëtar për taktikat. Por edhe mes miqve më të mirë, edhe mes familjes, ju nganjëherë keni mosmarrëveshje. Ku ne nuk kemi mosmarrëveshje, sipas vlerësimit tim, me bashkësinë ndërkombëtare, është integrimi euro-atlantik i rajonit”, tha Osmani.