Përplasje virtuale me moderatoren, Lugati-Elitës: Kujdes si i trajton njerëzit se me javë më ke kërkuar intervistë

Të hënën që lamë pas, u mbajt “Post Big Brother VIP Kosova”. Përplasjet e forta nuk u munguan edhe pse tashmë ky format ka përfunduar, shkruan lajmi.net. Në këtë spektakël u përfshi edhe prezantuesja, Elita Rudi. Ishte Lugati që përmes një postimi që më pas e ka fshirë ka deklaruar se Elita ka nivel profesionalizmi…

ShowBiz

23/03/2023 11:58

Të hënën që lamë pas, u mbajt “Post Big Brother VIP Kosova”.

Përplasjet e forta nuk u munguan edhe pse tashmë ky format ka përfunduar, shkruan lajmi.net.

Në këtë spektakël u përfshi edhe prezantuesja, Elita Rudi.

Ishte Lugati që përmes një postimi që më pas e ka fshirë ka deklaruar se Elita ka nivel profesionalizmi 0.

Elita ka bërë një reagim për këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Elita tha se ndonëse ajo e ka kryer punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme në një studio ku kishte shumë ofendime, kërcënime dhe që vihej në pikëpyetje funksioni i gjithë produksionit.

“Ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la ‘Post Big Brother’. Unë jam shumë rehat me mënyrën se si e kam superu programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione”, ka qenë një pjesë e reagimit të Elitës.

Moderatorja u shpreh se ajo në disa raste ka mbetur pafjalë nga paedukata dhe sjellja gjatë debateve që u zhvilluan mes ish-banorëve.

Lugati e ka fshirë postimin fillestar por në një tjetër i ka thënë sërish disa fjalë.

“Për hatër të shoqërisë dhe respektit ndaj tyre po ta fshij storyn. Vetëm kujdes si i trajton njerëzit se me javë më ke kërkuar intervistë. Dhe me luajt në emision, nuk shkon! Ju do Lugati”, është shprehur ai.

Ndryshe, fitues i edicionit të parë të “BBVK” është shpallur Stresi./Lajmi.net/