Përplasje e dy avionëve luftarakë italianë

Dy avionë luftarakë janë përplasur në Itali, ndërsa ishin ngritur në ajër si pjesë e një stërvitjeje. 

Bota

19/08/2014 19:15

Si transmeton gazeta Shekulli online, mediet italiane raportojnë se avionët janë përplasur në kodrat pranë Ascoli Piceno, mes qyteteve Olibra dhe Venarotta. Avionët janë të llojit “Tornado”  të Forcave Ajrore italiane. Besohet se lartësia në të cilën po fluturonin avionët ka qenë rreth 500 metra.

Disa dëshmitarë kanë thënë se kanë parë dy avionë, të cilët “janë takuar” në fluturim e më pas kanë rënë në tokë. Sipas dëshmitarëve, si fillim është dëgjuar një zhurmë e fortë dhe më pas ka shpërthyer zjarri.  

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thuhet që piloti i njërit avion dhe bashkëpunëtori i tij kanë humbur jetën, por konfirmim zyrtar për viktimat ende nuk ka.