Përplasje bandash në Itali, arrestohen katër shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, pas një përplasje të armatosur me një grup kriminal rumun në Frosinone të Italisë.

Bota

16/04/2015 22:55

Përplasja e armatosur mes dy bandave ka ndodhur në hyrje të një kinemaje dhe, siç duket, shkak ka qenë prishja e pazareve mes tyre.

Sipas medieve italiane, nga kjo përplasje e armatosur kanë mbetur të plagosur rëndë dy shtetas rumunë, të cilët janë dërguar menjëherë në urgjencë një spital.

Autori i plagosjes së tyre ishte një 28-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë. Ai akuzohet për kanosje dhe plagosje të qëllimshme, transmeton Shekulli.

Në bazë të hetimeve të policisë italiane, të dyja banda janë të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucionit.

Shqiptarët e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë arrestuar disa orë më vonë pas kërkimeve të policisë.