Përplasja me futbollistin e Rijekas, Grezda rrezikon dënim të rëndë

Eros Grezda mund ta pësojë shumë keq nervozizmin e tij.

Sport

02/06/2020 10:30

“Eros Grezda është i kërcënuar me një pezullim 2-vjeçar për goditje me grusht. Shqiptari mund të përballet me dënime të ashpra dhe kallëzime penale. Sipas rregullores së Federatës Kroate të Futbollit, një lojtar që sulmon fizikisht kundërshtarin, mund të përjashtohet nga aktivitetet sportive për një periudhë nga 6 muaj deri në 2 vjet”.

Kështu shkruanin dje mediat kroate pas incidentit që ndodhi pas ndeshjes Rijeka-Osijek, në mbrëmjen e së dielës.

Sipas portalit “24sata.hr”, mesfushori shqiptar nuk do të shpëtojë pa u dënuar pas këtij incidenti, për më tepër që flasin qartë edhe pamjet filmike. /Lajmi.net/