Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferja

Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar të dielën në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit Nevjana Isufi 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Lajme

06/06/2016 11:06

Sipas burimeve nga policia, 42-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 328 MM, kur ka përplasur shtetasin F.Z. 59 vjeç, banues në Kuçovë.

Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u aksidentua, ndërsa u transportua në spitalin e Durrësit. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe raportohet se ndërroi jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.