Përplasen trenat në Çeki, 2 viktima dhe mbi 40 persona të plagosur

Pavarësisht goditjes së rëndë, trenat nuk dolën nga shinat.

Fun

05/08/2021 12:38

Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar, si shkak të përplasjes së dy trenave në Republikën Çeke.

4 prej tyre, që mbetën të plagosur rëndë, u transportuan me helikopter për në spital. Ndërsa 7 të lënduar patën nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Përplasja ndodhi mes një treni me shpejtësi të lartë që vinte nga Mynihu i Gjermanisë me një tren pasagjerësh ndodhi në qytetin Domazliçe, në perëndim të Çekisë.

Ministria e transportit tha se faji ishte i trenit që udhëtonte nga Mynihu për në Pragë, pasi kishte anashkaluar sinjalin për të ndaluar.

Imazhet e publikuara në media shfaqën dëmet që ishin shkaktuar nga përplasja. Pavarësisht goditjes së rëndë, trenat nuk dolën nga shinat. /Lajmi.net/