Përplasen Nantes dhe Cardiff për pagesën e transferimit të Salas

Nantes dhe Cardiff City kanë filluar të përplasen rreth pagesës së transferimit të Emiliano Salas.

Merkato

27/02/2019 15:42

Emiliano Sala ndërroi jetë, pasi aeroplani me të cilin po fluturonte nga Franca për në Angli u rrëzua.

Nantes është ankuar në FIFA se Cardiff City nuk i ka paguar shifrën e transferimit të sulmuesit argjentinas, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze është duke i ndjekur rrugët ligjore nëse duhet paguar 20 milionë euro për transferimin e Salas.

Argjentinasi ishte duke e kompletuar transferimin te skuadra angleze, mirëpo ai ndërroi jetë ende pa zhvilluar një ndeshje.

“Ne mund ta konfirmojnë se e kemi marrë një ankesë dje, nga FC Nantes, që pretendon se Cardiff City nuk iu ka përmbajtur marrëveshjes për transferimin e Emiliano Salas”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FIFA.

“Ne jemi duke e shikuar më thellë këtë problem dhe për këtë arsye, për momentin, nuk kemi asnjë koment tjetër për këtë rast.”, thuhet më tej në njoftim. /Lajmi.net/