Përplasen dy trena në Belgjikë, tre të vdekur

Të paktën tre njerëz kanë mbetur të vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një përplasje të dy trenave në qytetin belg, Hermalle, afër Lieges, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Bota

06/06/2016 11:46

Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, ku një tren me pasagjerë u përplas me një tren që transportonte mallra, i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe, bëjnë të ditur menaxherë të infrastrukturës hekurudhore në Belgjikë.

Sipas tyre, të dy trenët ishin në rrugë të njëjtë, shkruan BBC.

Një kryebashkiak tha se treni i pasagjerëve ka qenë në gjendje të tmerrshme, prandaj konsiderohet fat që nuk ka pasur më shumë viktima.

Treni, me rreth 40 njerëz në bord, ishte duke udhëtuar në mes të Liezhit dhe Namur në rreth 90 km, kur u godit nga trenin i mallrave.