Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Përplasen dy aeroplanë amerikanë në Alaska, ka edhe të vdekur

19:18 | 1 Gusht 2020

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.

Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp (67).

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme për shumë familje”, tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska, transmeton KP.

Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell (57), David Rogers (40), Caleb Halsey (26), Heather Halsey (25), Mackay Halsey (24) dhe Kirsten Wright (23).