Përpara aplikimit për ‘Schengen Visa’, patjetër ju duhet përgatitja psikike!

Për të marrë një vizë Schengen në njërën nga ambasadat e vendosura në Prishtinë të vendeve anëtare të kësaj zone, së pari duhet të keni përgatitje psikike dhe durim për të përballuar maltretimin disa ditor që duhet ta kalojnë secili nga aplikantët, përveç zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës.

Lajme

06/03/2015 14:28

Por përpara se të maltretoheni për disa orë pritje përpara njërës prej këtyre ambasadave, në rresht, kur nuk ka shtyrje, duhet bredhur nga një institucion në tjetrin, për të grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Që të mos ndodh t’ju kthejnë për mungesë të njërit prej dokumenteve të kërkuara, duhet t’i vendosni ato në tavolinë, apo nëse nuk ju mjafton hapësira, atëherë mund t’i shtrini në dysheme, sikurse bënë shtetasi i Kosovës, T.H. (emri i njohur për redaksinë), sa herë që aplikon për “Schengen Visa”.

Edhe pse T.H. nuk ka menduar kurrë të migrojë ilegalisht, edhe pse në pasaportën e tij janë të paktën të vulosura 7-8 “Schengen Visa”, atij i duhet që t’i nxjerrë përsëri të gjitha dokumentet e nevojshme, si për hërë të parë, sapo t’i skadojë e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Dhe nuk janë pak dokumentet që kërkohen për të marrë një vizë qoftë edhe për vizitë dy-tre ditore, por të paktën dhjetë e më shumë vërtetime e fotokopje të nevojshme, varësisht se cilës ambasadë i drejtoheni.

Për standardin e një kosovari, nuk janë pak as paratë që ju duheni të shpenzoni për të aplikuar për vizë. Ju duhen të paktën 150 euro, për të nxjerrë dokumentet e nevojshme dhe për të paguar vizën. Sepse, pa e ditur se a do t’ua lëshojnë vizën apo jo, ju duhet të rezervoni edhe biletën e aeroplanit.

Disa prej mijëra migruesve ilegalë të muajve të fundit, që u larguan nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duhet të jenë provuar me këtë lloj maltretimi që bëhet në mungesë të heqjes (liberalizimit) të vizave, disa të tjerë mund të kenë dëgjuar, ndryshe me siguri se nuk do të kishte aq shumë shtetas të Kosovës që nga malet vendosen të “pushtojnë” Hungarinë, vend anëtar i Zonës Schengen.

Por shumica dërmuese e kosovarëve duan të qëndrojnë në Kosovë. Prej kësaj shumice, ata apo ato që duan të shkojnë dhe të kthehen në Kosovë, me dinjitet, jo dhunshëm, duhet të bëjnë ballë të aplikojnë për vizë, “të provojnë fatin”, por pasi t’i kenë bërë gati dokumentet e mëposhtme:

Aplikacioni për vizë;
Kontrata e punës;
Vërtetim nga Trusti;
Gjendja e llogarisë bankare;
Certifikata e lindjes;
Certifikata e shtetësisë;
Certifikata familjare;
Dëshmi akomodimi (rezervim hoteli)
Bileta e rezervuar (print)
Sigurimi shëndetësor;
Fotokopje e pasaportës;
Fotokopje të vizave paraprake

/lajmi.net/

Kontrollojeni dokumentacionin e nevojshëm përpara aplikimit për vizën Schengen
Kontrollojeni dokumentacionin e nevojshëm përpara aplikimit për vizën Schengen