Përmirësohet gjendja shëndetësore e Tërnavës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava i cili ka pasur probleme shëndetësore, është kthyer nga Turqia, ku ka qenë për ekzaminim mjekësor, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Lajme

13/08/2015 14:02

Myfiu në Prishtinë është kthyer mbrëmë, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Kryesia e BIK njofton opinion e gjerë dhe besimtarët e saj se Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas shtrimit, fillimisht në QKUK e më vonë edhe në Qendrën Universitare Mjekësore ‘BEZMIALEM’ në Stamboll, ku i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ekzaminimeve të nevojshme, mbrëmë është kthyer në Prishtinë”.

“BIK njofton se gjendja shëndetësore e Myftiut, është shumë e mirë dha nga ekzaminimet e analizat e bëra në Stamboll rezulton që myftiu nuk ka as një shqetësim serioz, kështu që ai në ditët në vijim do tu kthehet detyrave të tij të përditshme”, thuhet në njoftim.