Përmes Mesdheut në Evropë kanë hyrë mbi 350 mijë refugjatë

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) njoftoi se këtë vit rreth 400.000 refugjatë përmes Mesdheut kanë mbërritur në Evropë.

Bota

06/12/2016 13:56

Nga kjo organizatë theksuan se nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot në ujërat e Mesdheut janë fundosur 4.715 refugjatë. Numri i refugjatëve që kanë humbur jetën është në rritje kur merret parasysh periudha e njëjtë e vitit të kaluar kur u regjistruan 3.567 raste të vdekjeve të personave nga Lindja e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vitit të kaluar përmes Mesdheut në territor të Evropës kanë arritur 351.080 refugjatë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Spanjë.

Në Itali kanë arritur 173.571 refugjatë, Greqi 171.875 dhe në Spanjë 5.445. Nga IOM rikujtuan se vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kohore në Evropë kanë hyrë 883.393 refugjatë.

Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, nga refugjatët që kanë arritur në Evropë 42 për qind janë burra, 21 për qind gra dhe 37 për qind fëmijë.