Përmbytjet në Serbi marrin jetën e një gruaje (Video)

Një person ka humbur jetën në vërshimet që sot kanë përfshirë disa komuna serbe, kurse një grua e moshuar ka humbur jetën gjatë evakuimit të 20 fshatarëve të vendbanimit Podvrshka. 

Lajme

15/09/2014 21:53

Sipas medieve serbe, komuna Klladovo është izoluar nga bota, pasi ujërat e rrëmbyeshëm të dy lumenjve të atjeshëm kanë rrënuar dy ura që lidhin këtë qytet buzë Danubit me botën.

Kombinati xehetar-metalurgjik i Borit ka dërguar mekanizimin e saj për pastrimin e baltës nëpër rrugë. Deri tash nga vendi Tekija janë evakuuar 300 banorë, kurse po punohet për evakuimin edhe të 300 të tjerëve.

Në Klladovo sot janë regjistruar 116 litra reshje shiu në një metër katror.

Situatë dramatike është edhe në qytetin e bakrit Majdanpek dhe një fshati i quajtur Boletin.