Përmbushet kërcënimi i Gjuriqit për arrestimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së

Ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e ushtrisë kosovare duke shtuar se në bazë të ligjit penat të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg.

Lajme

28/04/2018 15:52

 

Katër ditë pas këtyre deklaratave të Gjuriq, policia serbe ka arrestuar Millosh Shoshiqin ushtar i FSK-së i cili i përket nacionalitetit serb, shkruan lajmi.net.

I shqetësuar për këtë arrestim është shprehur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës bashkë më bashkësinë ndërkombëtare ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Duke e quajtur Ushtrinë e Kosovës aktivitet ilegal, Marko Gjuriq ka thënë se qytetarët serbë nuk duhet të jenë pjesë e saj.

Po ashtu, ai ka shtuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës bie ndesh me Rezolutën 1244./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Policia e Serbisë arreston ushtarin serb të FSK-së, Haradinaj reagon ashpër